Ndodh pas 20 vjetësh në PDK, ky është njeriu që nuk arriti të bëhet deputet
Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë befasuese për shumëkënd. Sigurisht edhe për ish-deputetin e PDK’së, Xhavit Halitin, i cili nuk do të mund të ulet më as në karrigen e nënkryetarit të Kuvendit e as në atë të deputetit të PDK’së, duke qenë se sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, ai nuk ka arritur që të bëhet deputet, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë partia e drejtuar nga Kadri Veseli në Kuvend do të përfaqësohet nga gjithsejtë 25 deputetë, disa prej të cilëve do të jenë për herë të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Haliti për vite me radhë ka ushtruar postin e nënkryetarit të PDK’së, ndërsa mbetet të shihet nëse do të përfshihet në strukturat e reja të Kryesisë së partisë së Kadri Veselit, duke qenë se ende nuk e kanë zgjedhur atë edhe përkundër faktit se kanë kaluar disa muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme./GazetaExpress/