Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte, Shqipëria humb Manajn për ndeshjen me Poloninë
Lajme të këqija vijnë nga Turqia dhe më konkretisht nga Sivasspor. Rey Manaj pësoi një dëmtim të rëndë ditën e diel në fillimin e ndeshjes së Sivasspor ndaj Umraniyespor me sulmuesin kuqezi që që e la fushën e lojës pas vetëm 7 minutash lojë.
Rey Manaj iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë me klubin turk që doli me njoftimin e rëndësishëm, por që e bën trajnerin Sylvinho me dhimbje koke.
‘Rey Manaj: Lojtari ynë është dëmtuar në pjesën e pasme të kofshës së majtë në ndeshjen që luajtëm dje. Si rezultat i ekzaminimit me rezonancë të kryer sot, është konstatuar një çarje e tendinit brenda muskulit të gradës 3c dhe gjakderdhje në pjesën e pasme të kofshës së majtë’-lexohet në një komunikatë të Sivasspor


