Ndodhi edhe kjo: Kolumbianit i kapet koka:ina e fshehur nën paruke (VIDEO)
Një shtetas kolumbian është kapur duke u përpjekur të kontrabandonte drogë të fshehur nën parukën e tij, ndërsa hipte në një fluturim nga Kartagjena për në Amsterdam.
Paruka përmbante 19 kapsula kokaine, një ngarkesë me vlerë më shumë se 10 mijë dollarë, thanë autoritetet.
I dyshuari është arrestuar dhe është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për veprën penale të trafikimit, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.