24-11-2024

Ndrecaj: Po ta dija se m’ka vdekë vajza as dy hapa si kisha bërë më!

Pjetër Ndrecaj, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, ka rrëfyer për rastin e rëndë.

Ai ka hedhur dyshime lidhur me momentin kritik dhe ka thënë se nuk ka qenë njeriu i vetëm i pajisur me armë zjarri.

 

Ndrecaj thotë se edhe miqtë e tij kishin shtënë me armë zjarri, ndonëse në asnjë moment Gjykata nuk e ka konstatuar këtë. Ai shfaqi dyshime serioze nëse plumbat e tij e vranë vajzën nëntëvjeçare Klara, përderisa e pranon vrasjen e gruas Valbonës./Klan Kosova/

 

Detajet mund t’i ndiqni në videon më poshtë, në intervistën ekskluzive të Pjetër Ndrecajt dhënë për Klan Kosova, e realizuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

Asnjë koment

Comments are closed.