24-11-2024

Ndryshime në Aeroportin e Prishtinës para rihapjes, masa antikoronavirus

Transporti ajror rifillon me 28 qershor, Aeroporti i Prishtinës i gatshëm t’i zbatojë masat.

Këto fluturime që u anuluan, së shpejti do të realizohen.

Kjo pasi që qeveria e Kosovës mori vendim të martën se që nga data 28 qershor të rifilloi transporti ajror, por me masa të shtuara të sigurisë e shëndetit.

E gjithçka është gati në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në hyrje është vendosur një tunel, ku udhëtarët do të dezinfektohen para se të hyjnë në aeroport.

Ndërsa brenda, ata do ta respektojnë distancën përmes vijave të kuqe që janë vendosur në largësi prej 1 meter e gjysmë.

Edhe punëtorëve në Aeroportin e Prishtinës u është vendosur një xham si masë parandaluese ndaj infektimit me virusin korona.

E këto nuk janë procedurat e vetme që udhëtarët do t’u nënshtrohen.

Zëdhënësi i aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, Bujar Gashi, thotë se janë të gatshëm të pranojnë fluturimet nga cdo vend, transmeton T7.

Ndërkohë nga kjo e fundit kanë njoftuar vetëm për rekomandimin se udhëtarët duhet ta kenë testin për covid 19, jo më të vjetër se 4 ditë, e jo se a do të pranohen fluturimet nga te gjitha vendet.

Me datën 13 mars, u anuluan të gjitha linjat e udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicinale.

Asnjë koment

Comments are closed.