Ndryshimi i masave antiCovid në Itali, ambasada e Kosovës del me njoftim
Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar shtetasit e Kosovës që për hyrjen dhe kthimin në Itali parashikohet izolimi i detyrueshëm 14 ditor, raporton Gazeta Express.
Ambasada ka njoftuar poashtu se masat antiCovid të qeverisë italiane do të mbesin në fuqi deri më 5 mars 2021.“Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021”, thuhet ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali i bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë me banim/qëndrim në Itali të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese anti Covid-19, të përcaktuara në Dekretin e fundit të Qeverisë italiane, i përditësuar me datë 14 janar 2021, i cili parashikon zgjatjen e gjendjes emergjente me kufizimet e lëvizjes si në vijim:
– Deri me 15 shkurt 2021, parashikohen kushtëzime për qarkullimin dhe lëvizjen brenda territorit italian: çdo lëvizje mes komunave (përjashtohen ato me më pak se 5000 banorë), prefekturave dhe rajoneve është e ndaluar; lejohen lëvizjet vetëm për arsye pune, shëndetësore, kthim në vendbanim dhe nevoja urgjente, ku parashikohet gjithsesi formulari i vetë deklaratës ku dëshmohet arsyeja e lëvizjes;
– Udhëtimet Itali/Kosovë dhe anasjelltas: lejohen vetëm në raste urgjente të dëshmuara, dhe për hyrjen/kthimin në Itali, parashikohet vetë izolimi i detyrueshëm 14 ditorë, si dhe mbikëqyrja shëndetësore. Sipas këtij dekreti, këto masa mbesin në fuqi nga 16 janari deri me 05 mars 2021.
– Kalimi tranzit nëpër Itali: të gjithë shtetasit kosovarë që udhëtojnë nga shtetet e BE-së mund të kalojnë tranzit përmes rrugëve tokësore, duke plotësuar formularin e vetë deklarimit, ku shpjegohet qartë qëndrimi në 14 ditët e fundit, duke respektuar detyrimin që të lëshojnë territorin italian brenda 36 orëve.
Lejet e qëndrimit/permessi di soggiorno: të gjithë shtetasit kosovarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit italiane, DPCM Nr.2 i datës 14.01.2021, neni 5, parashikon zgjatjen e vlefshmërisë së tyre deri më datë 30 prill 2021.
Ju informojmë gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ofronë shërbime konsullore vetëm me termine/takime të rezervuara paraprakisht.
Për çdo kërkesë me natyrë urgjente, lutemi kontaktoni në:
– Nr. e tel: 06/85356571, nga e hëna deri të enjten nga ora 09 – 17;
– Nr. emergjent: +39327452991;
– E-mail: consulate.rome@rks-gov.net; embassy.italy@rks-gov.net;
– FB: @Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali
Ju ftojmë të kontrolloni vazhdimisht ëebfaqen zyrtare dhe profilin tonë zyrtar në facebook për t’u informuar mbi përditësimet e reja lidhur me rregullat e qarkullimit.
Vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar me rigorozitet masat parandaluese, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe atë të afërmeve tanë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!