Ndryshojnë çmimet e naftës në tregun vendor
Çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar një rritje të dukshme ditët e fundit.
Derisa javën e kaluar një litër naftë ka kushtuar 1.50 euro, sot çmimi ka shkuar në 1.55 euro.
Ky është çmimi në shumicën e pompave në vend, por ka që e shesin edhe me çmim më të lirë.
Kjo ngritje e çmimeve është bërë pasi që edhe në bursë është vërejtur një lëvizje ditët e fundit.
Sikurse në Kosovë sot edhe në Shqipëri vërehet një ngitje e çmimeve të naftës, benzinës dhe gazit./IndeksOnline/