24-11-2024

NDS-i i Emilia Rexhepit braktis koalicionin e Haskukës

Por, futja në rend të ditës e kësaj pike, është propozuar nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, e që është miratuar me shumicë votash nga kuvendarët, dhe i cili propozoi kuvendaren e Koalicionit boshnjak, Vakat, Memnuna Ajdini, parti e cila nuk është pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren, për këtë pozitë.

Ai ka thënë gjithashtu se, për këtë pozitë është diskutuar përgjatë një viti me partitë e komuniteteve pakicë, dhe se në mungesë të arritjes së marrëveshjes, është zvarritur procesi i përzgjedhjes së nënkryetarit të komuniteteve.

Propozimi për futjen e kësaj pike në rend të ditës, nuk është mirëpritur nga anëtarët e Kuvendit të partisë boshnjake,NDS, të cilët braktisen seancën, ndërsa kritika rreth kësaj çështje ka adresuar para Kuvendit edhe shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj. Pas fjalimeve, fal shumicës së votave nga anëtarët e Kuvendit nga radhët e Vakat-it dhe KDTP-së, Memnuna Ajdini, është zgjedhur nënkryetare e komuniteteve në Prizren.

Ajo tha pas marrjes së besimit se, do të kryej me nder përgjegjësitë që i takojnë gjatë ushtrimit të postit në këtë funksion. “Jam plotësisht e bindur se kjo pozitë përmban shumë përgjegjësi, dhe se mundëson afërsinë e komuniteteve pakicë në të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet të cilat realizohen nga institucionet komunale në Prizren.

Unë, do të jam një hallkë e bashkëpunimit mes komuniteteve dhe pushtetit”, tha ajo pas marrjes së besimit. Në anën tjetër, për këtë çështje, ne kemi kontaktuar kryetaren e NDS-it, Emilia Rexhepi, e cila përmes telefonit na ka thënë se partia e saj më nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren.

Ajo ka kritikuar kryetarin Haskuka, se ka zhvilluar lojëra me partinë e komunitetit turk KDTP që të mbështesin kandidatin e Vakat-it, dhe nuk e ka respektuar marrëveshjen të cilen e kemi arritur më herët për pozitën e nënkryetarit dhe drejtorit, pasi që në marrëveshje ishte paraparë që KDTP të kishte dy drejtori , ndërsa NDS një drejtori dhe postin e nënkryetarit.

Ajo tha më tutje se, ndjehet e zhgënjyer pasi që edhe LDK dhe Nisma Socialdemokrate gjithashtu nuk e kanë respektuar marrëveshjen, dhe në momentin e fundit për interesa personale kanë rënë nën ndikim të LVV-së, ndërsa ka falënderuar PDK-në dhe AAK-në, për mbështetje.

Ajo akuzon gjithashtu kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, dhe atë të LDK-së, Haxhi Avdyli, për tradhëti , të cilët sipas saj i kishin bërë asaj trysni që të mbështes kryetarin aktual, Mytaher Haskuka, në zgjedhjet e fundit, dhe se në këtë moment jemi bindur se kemi ndërprerë raportet me njerëz të tillë, të cilëve asnjëherë nuk duhet besuar, ka thënë në fund, Emilia Rexhepi./tvprizreni.info/

 

Asnjë koment

Comments are closed.