14-12-2025

Në 27-vjetorin e rënies – Bekim Jashari kujton heroizimin e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve

Në 27-vjetorin e rënies së lavdishme të Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tjerë, Bekim Jashari nga familja legjendare e Jasharajve ka përkujtuar nisjen e rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.

Përmes një postimi mjaft emocionues, Jashari thotë se, në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, duke u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë së Kosovës.

news image

Ai theksoi se Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin veproi që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.


Bekim Jashari shprehu krenari dhe respekt të përjetshëm për jetën dhe veprën e Komandant Kapuqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, si dhe për të gjithë dëshmorët e kombit.

Asnjë koment

Comments are closed.