Në 400-vjetorin e lindjes, Pjetër Bogdani kthehet në vendlindje, në Zym
Figura e ndritur e letërsisë dhe kulturës shqiptare, Pjetër Bogdani, nderohet në mënyrë të veçantë në vendlindjen e tij – në Zym ( Gur ) të Hasit, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sipas Pater Ndue Kajtazit, shtatorja e tij do të zbulohet më 25 tetor, në kuadër të aktiviteteve kulturore “Takimet e Gjeçovit”.
Ky përvjetor shënon jo vetëm rikthimin simbolik të Bogdanit në tokën që e lindi, por edhe një reflektim mbi trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme si atdhetar, dijetar dhe themelues i prozës së shkruar shqipe./Gazeta e Prizrenit