Në 581 vjetorin e unitetit shqiptar – përurohet shtatorja e Gjergj Kastriotit në Lezhë
Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar sot në Lezhë për ta përuruar shtatoren e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.
“Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit – simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit”, shkruan Osmani.

“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”.