Në Has, sot është përuruar Memoriali i Dëshmorëve të UÇK-së “Porta e Lirisë”, bëhet e ditur nga Komuna e Prizrenit.
Memoriali ndodhet skaj rrugës Kushnin (Kabash) – Prizren, afër mullirit me ujë, percjell Gazeta e Prizrenit.
“Në përmbylljen e “Javës së dëshmorëve të Hasit”, sot u përurua Memoriali “Porta e Lirisë” me një akademi përkujtimore, me ç’rast u vlerësua lartë kontributi i hasianëve jo vetëm në luftën e UÇK-së, por edhe në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme kombëtare. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, thuhet në njoftim.