06-11-2025

Në disa lagje të Prizrenit uji nuk rekomandohet për pije, njofton Ujësjellësi

Njoftim për konsumatorët – Turbullirë e ujit në disa rrugë të Prizrenit

Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin Ø110 mm, ka ndodhur turbullirë e ujit në disa pjesë të rrjetit.
Konsumatorët e këtyre rrugëve luten që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës:

• Rr. Alajdin Gjezairi
• Rr. Asim Berisha
• Rr. Rugova
• Rr. Sheh Emini
• Rr. Bajram Kelmendi
• Rr. Ramadan Zaskoci
• Rr. Astrit Poniku

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.


Për çdo informatë shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve në numrin 0800 44 000. Po ashtu, të gjitha përditësimet dhe njoftimet do të publikohen në faqen tonë zyrtare në Facebook, si dhe në webfaqen zyrtare: hidroregjioni-jugor.com.
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A / 06.11.2025

Asnjë koment

Comments are closed.