Në disa zona të Prizrenit sot parashihen ndërprerje të energjisë elektrike
KEDS bën të ditur se të martën, më 22.07.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Prizren
1.Nga NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J03 Ortakoll 2 (kodi: 30000003) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Lagjja Ortakolli, Lagjja Baruthana, Zona e Pashtrikut, Sarajevas, Ortokolli, Likes, Ferizajit, Carralevës, Rr. Besnik Kastrati, rr. Ohri, rr. Bije Vokshi, rr. Vetim Shala, rr. Ali Hadri, rr. Isa Boletini, rr. Mihail Grameno, rr. Jakup Ferri, Rr. Gjon Serreçi dhe rr. Bedrush Çollaku.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i ormanit, bazave te siguresave, vendosja e ndërprerësit dhe ndërrimi i TS-it “Rr. Bujana” me kod: 30000003007