24-02-2025

Në Ditën Ndërkombëtare, në KMDLNJ thonë se gjendja e të drejtave të njeriut lë për të dëshiruar

Shkruan: Bashkim Kajdomçaj,

Sot bëhen 71 vjetet nga miratimi i Konventës Universale për të Drejtat e Njeriut, e njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Kjo datë përkon edhe me 30-të vjetorin e themelimit të KMDLNJ-së.
Organizata e parë e themeluar në Kosovë deri atëherë.

Meqenëse, kanë kaluar shumë vite, dua të falënderoj gjithë atë armatë veprimtarësh që sakrifikuan edhe jetën e tyre, për të denoncuar shkeljet dhe dhunën sistematike që ushtrohej nga autoritet serbe deri në përfundimin e luftës.
KMDLNJ si gjithandej në Kosovë ka dhënë luftëtarë e heronj, ngase siç kishte thënë gjeneral Shaban Shala, kur iu bashkua luftës çlirimtare:” nganjëherë të drejtat e njeriut mbrohen me pushkë në dorë”.

Të tillë ishin edhe Remzi Ademi, Xhevat Berisha e Ismajl Kryeziu që nga radhët e veprimtarëve të KMDLNJ-s u bashkuan me luftën, duke qenë sot heronj të Lirisë.
Sot, 20 vite më pas, gjendja e të drejtave të njeriut, nisur nga situata sociale në radhë të parë, shëndetësia, arsimi, siguria e drejtësia lë shumë për të dëshiruar.

Pra, akoma jemi në kërkim të avansimit të të drejtave kolektive por dhe individuale në rrafshin kombëtar (papunësia dhe faktorët e cekur më lartë) dhe atë ndërkombëtar, me kufizimin e lirisë së lëvizjes (mos liberalizimi vizave).
Bashkë si shoqëri duhet të angazhohemi çdo ditë që të jemi të barabartë me shtetet tjera në çdo sferë.

P.S.   Autori është koordinator Rajonal i KMDLNJ-s në Prizren

Foto është e vitit 2002 me Adem Demaçin, ish kryetar i KMDLNJ, fitues i çmimit Saharov, Bashkim Gashi, Behxhet Shala, unë dhe Nuhi Ahmeti.

Fotografia e Bashkim Kajdomçaj

Asnjë koment

Comments are closed.