25-11-2024

Në Duhël tetë persona vdiqën me dy veturat e marra me qira

Siç ka konfirmuar Prokurori i rastit për televizionin T7, makina me të cilën po udhëtonin tre të rinjt tashmë të ndjerë, ishte marrë me qira.

Por hiq më larg se në korrikun e vitit të kaluar (2018), në të njëjtën rrugë, ishte shuar edhe një familje pesë prej anëtaresh nga Suhareka.

Makina me të cilën po udhëtonin ata, ishte përplasur me një autobus, dhe sipas prokurorit ky aksident kishte ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë nga drejtuesi i veturës.

Ajo që vlen të theksohet është që edhe vetura me të cilën po udhëtonin familja prej pesë anëtaresh nga Suhareka, e tipit BMË, me targa 01, ishte e marrë me qira.

Pra në të dy aksidentet ku mbeten të vdekur plotë 8 persona, janë të përfshira makinat e marra me qira.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik, pasi aksidentet me fataltiet në Kosovë janë shpeshtuar. Hiq më larg se dy javë në Prizren pas një aksidenti tragjik mbetën të vdekur tre persona, të cilët u përplasën me një kamion për pastrimin e borës./GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.