Në fundjavë nis sezoni pranveror në Superligë, publikohen oraret e ndeshjeve
Këtë fundjavë fillon sezoni pranveror futbollistik në Superligën e Kosovës, ku në program janë ndeshjet e javës së 19-të.
Tashmë janë publikuar edhe oraret për zhvillimin e tyre, si vijon:
Të shtunen, me 10 shkurt, do të zhvillohen dy ndeshje, ku Drita- Llapi ndërsa Fushë Kosova e pret skuadrën e Gjilanit.
Ndërsa ditën e diel me 11 shkurt zhvillohen tre ndeshjet e tjera.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani do të luaj si mysafire e Lirisë.
Prishtina do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74 ndërsa ndeshja tjetër luhet mes Dukagjinit dhe Malishevës.
Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 13:00./IO