Në Gjermani sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit me 56 defekte të rënda sigurie
Policia e qarkut Mettmann në Gjermani sekuestroi një transportues makinash pasi u konstatuan 56 defekte të rënda sigurie gjatë një kontrolli në autostradën A3.
Automjeti, i drejtuar nga një 26-vjeçar nga Kosova, kishte probleme serioze si frena që nuk funksiononin, drita të dëmtuara, mungesë amortizatorësh dhe dëmtime të shumta teknike.


