Në Gjonaj zbulohet busti i Heroit të Kosovës Reshat Çoçaj
Në një ceremoni, sot në Gjonaj të Hasit është zbuluar busti i dëshmorit Reshat Çoçaj.
Zbulimi i bustit është bërë në Qendrën Kulturore që mban emrin e dëshmorit, me rastin e festave të nëntorit.
Me këtë rast, me urdhër të presidentit Hashim Thaçi, familjes i është dorëzuar urdhri “Hero i Kosovës”.
Pjesë e ceremonisë së organizuar nga OVL e UÇK-së në Has, pos ish-bashkëluftëtarëve, familjarëve, veprimtarëve politik ishte edhe lideri i PDK-së, kryeparlamentari në detyrë, Kadri Veseli. Po ashtu merrnin pjesë dhe banorë të rajonit të Hasit e të rrethinës.
Në fjalimet e mbajtura është vlerësuar lart vepra e Çoçajt.
Me këtë rast, në mjediset të qendrës kulturore u shfaq edhe një program artistik./GazetaePrizrenit.net/