10-03-2025

Në Has shoferi i një kamioni “tentoi ta fsheh” ar:mën para Policisë, ndalohet për 48 orë

Policia njoftoi se deri sa ishte në asistim të Inspektorëve të “Shoqatës së Peshkatarisë”, në fshatin Krajk të Prizrenit, dje e ka ndalur dhe kontrolluar një person i cili ishte duke ngarë një kamion, por pasi kishte vërejtur policinë, kishte hedhur diçka në shkurre, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar raportit, policët kanë kontrolluar lokacionin aty ku dyshohej se kishte hedhur diçka i dyshuari dhe është arritur të gjendet një armë pistoletë e tipit GLOCK 17 prodhim austriak.

Patrulla e ka ndaluar të dyshuarin, me pas është informuar hetuesi kujdestar cili së bashku me krim teknikun e kriminalistikes kane dale në vend ngjarje dhe kane sekuestruar armën.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari (M.L. 27 vjeç, nga fshati Krajk) ndalohet në ndalim policor për 48 orë.

Në të këtë rast është sekuestruara arma dhe janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.