Në këtë link mund të regjistroheni për të marrë vaksinën kundër COVID-19
Agjensia Shtetërore e Informacionit (ASHI) në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka ofruar në kuadër të platformës ekosova, linku: https://ekosova.rks-gov.net/, shërbimin shëndetësia përmes së cilit qytetarët mund të aplikojnë për regjistrim për të marrë vaksinën kundër COVID -19.
Për çfarëdo problemi që qytetarët mund të hasin gjatë aplikimit, mund ta adresojnë atë përmes imel adresës : ekosova@rks-gov.net dhe ne faqen e-kosova në rrjetin social facebook.
Deri në mesditën e sotme, në Kosovë janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca 1228 qytetarë, profesionistë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore.