Në këto lokalitete të Malishevës nesër ndërprerje të rrymës
Një pjesë e Malishevës nesër do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
KEDS, ka njoftuar për vendet dhe orarin, ku nesër ( e shtunë) do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa si arsye e vetme e ndërprerjes së rrymës, thuhet të jenë punimet në projektet investive.
NS 35/10 kV Malisheva:
TS 10/0.4 kV Lagjja Limaj & Pompa e Bazendit (Kodi: 82082008011, 82082008009) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Vendi: Lagjja Limaj dhe Pompa e Bazendit.
Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e konsumatorëve sipas projektit “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2018“, LOT 7 Gjakova.
Dhe në
NS 35/10 kV Malisheva:
Dalja 10 kV Kijeva (Kodi: 82082007) 10:00 – 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.
Arsyeja: Lidhja e kabllos, Zgjërimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2018“, LOT 7 Gjakova.