24-11-2024

Në këto zona të rajonit të Prizrenit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të rajonit te Prizrenit.

Sipas komunikatës, ndërprerjet do të bëhen me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit furnizues.

Më 12.12.2018 në NS 110/35/10kV Theranda do te ndërprehet:
· Dalja 10 kV Peqani (Kodi: 32000007) prej orës 09:00 deri në ora 15:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllacë, Pompat e benzinës Bes co.
Arsyeja e ndërprerjes: Montimi i transformatorit, montimi i konzollave, izolatorëve, si dhe tërheqja e përçuesit.

Më 12.12.2018 në NS 110/10kV Prizreni 3 do të ndërprehet:
· Dalja 10 kV Levisha (Kodi: 31000012) prej orës 09:00 deri në ora 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Levisha, Sporti, Njegoshi, Aradha e Sharrit, Ujësjellësi, Qyteti, Jabllanica dhe Novoselani.
Arsyeja e ndërprerjes: Demontimi i rrjetit të vjetër ekzistues.

Më 12.12.2018 në TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Kijeva (Kodi: 82082007) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i ndarësit dhe mbrojtësit katodik në TSSH ekzistuese.
Mirëmbajte të planifikuar

Më 12.12.2018 në TS 35/10kV Xërxë do të ndërprehet:
· Dalja 10 kV Ratkoci (Kodi: 82081006) prej orës 09:30 deri në ora 12:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gexhë, Radostë, Ratkoc dhe Xërxe (një pjesë).
Arsyeja e ndërprerjes: Demontim – montim i shtyllës së betonit.

Më 12.12.2018 në TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet.
· Dalja 10 kV Denji (Kodi: 82081007) prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë dhe Ratkoc (një pjesë).
Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i dy shtyllave të drurit.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.