23-11-2024

Në Komunën e Malishevës të gjitha rrugët janë të kalueshme

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës , të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura, përfshi edhe rrugët në fshatrat më të thella malore.

Sipas Drejtorisë së Shërbimeve Publike në këtë Komunë, rrugët janë të kalueshme në të gjitha vendbanimet, përkundër temperaturave të ulëta dhe reshjeve të vazhdueshme të borës.

‘’Kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve dhe zyrtarët komunal, në vazhdimësi janë në terren duke i mbikqyrë rrugët. Po ashtu edhe në viset malore, apo në fshatrat e thella, si në fshatrat që shtrihen përgjatë maleve të Berishës dhe në fshatin Gollubovc, si fshati më i largët, rrugët janë të hapura dhe janë duke u mirëmbajtur në vazhdimësi’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës.

Asnjë koment

Comments are closed.