Në komunën e Prizrenit pranohen mësimdhënës pa qenë pjesë e konkursit?
Drejtoria e Administratës në Prizren sipas burimeve të Lajme365 kishte hapur konkurs për mësimdhënës në shkollat e Prizrenit. Mirëpo ky konkurs sipas një kandidateje po del të jetë i kurdisur nga pushteti aktual.
Sipas burimeve të Lajme365, fillimisht ishin vetëm 7 kandidatë që ishin pjesë e testit më shkrim dhe më pas edhe intervistës më gojë, por më pas nga ky numër u bënë 10.
Sipas ankesës se një kandidateje, para publikimit të listës ajo ishte pranuar në punë por kur lista u publikua ajo nuk ishte e pranuar.
Madje ajo thotë se pjesë e kësaj liste janë emra të pranuar e që nuk kanë qenë pjesë e intervistimit fare.
Ndër të tjera thuhet se ky konkurs nuk specifikonte shkollat për të cilat po hapej konkursi por, vet[m profili i kërkuar.
Dyshimet për konkurs shtohen edhe më shumë duke pas parasysh se ne ueb faqen e komunës nuk ka asnjë dokument te publikuar në lidhje më konkursin në fjalë./Lajme365