Në Krushë të Madhe të Rahovecit vihet gurthemeli i çerdhes
Ai ka treguar se ky projekt është investim i komunës së Rahovecit dhe kap vlerën mbi 294 mijë euro.
“Në kuadër të zotimeve tona kryesore para qytetarëve të komunës së Rahovecit që të kemi sa më shumë infrastrukturë për edukimin e hershëm, sot kemi vënë gurthemelin e projektit shumë të rëndësishëm: ndërtimi i çerdhes së fëmijëve në Krushë të Madhe. Ky projekt është investim i komunës së Rahovecit dhe kap vlerën: 294,290.60€”, ka deklaruar Latifi.
Ai ka thënë se edukimi i fëmijët është prioritet i qeverisjes së tij.
“Vendosja e fëmijëve nëpër sallat e ditës, ngrohja për ta si dhe përshtatja e mjediseve të jashtme janë disa nga elementet përcjellëse të këtij projekti që shprehin vendosmërinë tonë për t’i qëndruar premtimit të ndërtimit me standarde evropiane të çerdheve në komunën e Rahovecit. I përgëzoj dhe i uroj të gjithë qytetarët e Krushës së Madhe dhe fshatrave përreth për këtë objekt me rëndësi të veçantë, ku do të përfitojnë përkrahjen më të rëndësishme për fëmijët e tyre dhe ne të gjithë bashkë për qytetarët tanë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet i lartë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.