Në Lubizhdë të Prizrenit vihet gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare
Lubizhda e Prizrenit do të bëhet me objekt të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare, gurthemeli për ndërtimin de të cilës u vu sot.
Në ceremoni ishte kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, dhe zyrtarë tjerë komunal si dhe përfaqësues të Lubizhdës.
Haskuka, tha se banorëve të Lubizhdës dhe lokaliteteve përreth, në të kaluarën u janë ofruar shërbime mjekësore në një objekt të vjetër dhe jofunksional, dhe kjo ka qenë arsyeja që ne të fillojmë me ndërtimin e një objekti të ri bashkëkohor për shërbime më të duhura ndaj tyre.
Sipas drejtorit Shehu, tha se në objektin e ri do të jenë të gjitha pajisjet e nevojshme që mund t’i ketë një institucion i tillë shëndetësor.
Nehat Vehapi, kryetari i fshatit Lubizhdë, vlerësoi si të rëndësishëm projektin për banorët e kësaj ane, për të marrë shërbime sa më cilësore shëndetësore.
Projekti do të kushtojë rreth 150 mijë euro, ndërsa mbulohet nga komuna./GazetaePrizrenit.net