Një aksident ka ndodhur në fshatin Lugishtë të Hasit të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një 20-vjeçar.
Sipas policisë, për shkak të lëndimeve të marra në njërën këmbë, viktima dje ka marrë tretman mjekësor në Emergjecën e Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i veturës, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, i cili ndodhej në trotuar.
Referuar raportit të Policisë, me vendim të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
/ Gazeta e Prizrenit /