Në magjistralen Prizren-Gjakovë-Rahovec, sidomos në pjesën deri në Xërxë pothuajse nuk ka fare sinjalistikë horizontale, sidomos të vijave të bardha, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Për këtë vozitësve u duhet shumë përqendrim dhe kujdes, ndërsa shumë të vështirë do ta kenë lëvizjen ata që për herë të parë kalojnë në këtë aks, ku qarkullojnë shumë edhe mjete bujqësore.
Mungesa e sinjalistikës shihet në fotot e dërguara nga një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo rrugë është ndër më të frekuentuarat në Dukagjin, ndërsa shtimi i mjeteve në qarkullim si pasojë e sezonit veror, e bën edhe më të vështirë vozitjen.
Mungesa e sinjalistikës është bërë shpesh shkak për aksidente. Për këtë kërkohet intervenim sa më i shpejtë nga personat përgjegjës. /GazetaePrizrenit.net /