21-11-2024

Në Malishevë 79 raste aktive me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nëntë persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja të infektuara.

Nga komuna e Malishevës është bërë e ditur se nga fillimi i pandemisë e deri tani në këtë komunë janë regjistruar 762 raste të infektuara me koronavirus, 45 persona kanë vdekur, ndërsa 79 raste janë aktive me këtë virus.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 762 raste, prej tyre 638 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 79 raste”, thuhet për media.

Asnjë koment

Comments are closed.