Në Malishevë – i riu dyshohet se keq:trajtoi babain dhe bashkëshorten
Një rast dhune në familje është raportuar më 29 qershor në fshatin Ngucat të Malishevës, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait dhe bashkëshortes së tij.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari F.Sh., 25 vjeçar është denoncuar për sjellje abuzive ndaj babait të tij F.Sh., 68 vjeçar dhe bashkëshortes E.S., 23 vjeçare.
Të gjithë të përfshirët janë shoqëruar në Stacionin Policor Malishevë, ku fillimisht viktimave u është ofruar ndihma e parë mjekësore në QKMF, ndërsa më pas janë intervistuar dhe njoftuar me të drejtat në procedurë.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin janë në vijim.