Në Malishevë lën*dohen dy policë gjatë arrestimit të dyshuarit për dhu*në në familje
Një rast i dhunës në familje është raportuar paraditen e së enjtes në Malishevë, ku një person është arrestuar si i dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 shkurt 2026 rreth orës 11:00. I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një viktime femër kosovare

Gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dhunshme, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime. Ata kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./IO

