Në Mamushë infektohen me COVID-19 shtatë mjekë e infermierë, në Dragash pesë
Në Mamushë sonte janë regjistruar shtatë raste të reja derisa të gjitha infektimet janë nga personeli mjekësorë.
Lajmin e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq.
Krasniq thotë se personeli mjekësorë janë infektuar nga pacientët që janë referuar nga ordinancat private.
Po sot edhe në Dragash janë shënuar edhe tetë raste të reja, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani thotë për RTV Dukagjinin se nga tetë rastet me COVID-19 pesë prej tyre janë punëtorë shëndetësorë ndërsa tre të tjerë janë familjarë të rastit që ka rezultuar pozitiv para disa ditëve.
Kryetarët e këtyre dy komunave kanë thënë se pavarësisht këtyre rasteve qendrat e mjekësisë familjare nëkëto komuna do të vazhdojnë punën normalisht./Telegrafi