Në marshin e madh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mijëra qytetarë kërkuan
Ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë”, me të cilin është kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Marshi është mbajtur në sheshin Sheshi Skënderbeu, ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë tubim madhështor morën pjesë mijëra qytetrë, të cilët me zë të lartë shprehën mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së. Protesta u shoqërua me fjalime emocionuese, muzikë dhe një atmosferë të ngrohtë solidariteti.

Në këtë protestë ishin të pranishëm figura të shquara politike nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dhe personalitete nga bota e artit. / GS

