24-11-2024

Në mesin e mbi 1 mijë rasteve të reja me COVID-19 edhe 21 fëmijë nën 10 vjeç

4 viktima dhe 1 mijë e 96 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, 21 fëmijë të moshës zero deri në 9 vjeç kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa, 109 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeç.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik tregojnë se 332 të infektuar janë të moshës 20-29 vjeçare, 210 të moshës 30-39 vjeçare, 173 të moshës 40-49 vjeçare, 142 janë të moshës 50-59 vjeçare, 74 të moshës 60-69 vjeçare, 29 të moshës 70-70 vjeçare ndërsa 6 persona janë mbi 80 vjeç

Asnjë koment

Comments are closed.