25-11-2024

Në Morinë të Kukësit arrestohet personi që transportonte me furgon 25 emigrantë nga Lindja e Mesme

Në Morinë të Kukësit është bërë i mundur arrestimi i një shtetasi, i cili po transportonte drejt Kosovës 25 persona nga vendet e Lindjes së Mesme.

Kështu, mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj” u ndalua në furgon 31-vjeçari T.LL, banues në Lurth, Mirditë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mbi të rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe materialet përkatëse iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.