24-11-2024

Në Nisma aderime të reja

Sot, në ambientet e selisë së NISMA-së në Prizren, kryetari i degës Zafir Berisha, kryetarja e gruas Albulena Balaj Halimaj dhe një pjesë e kryesisë së degës, i uruan mirëseardhje ekonomistes, Arbana Hajdaraj dhe një grupi të grave intelektuale.

Njoftimi i këtij subjekti:

Kryetari i degës, Zafir Berisha, duke i uruar mirëseardhje aderueseve të reja tha se ardhja e tyre është vlerë e shtuar për subjektin tonë, mes tjerash kryetari Berisha tha se NISMA është një mundësi e mirë për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë për një të ardhme të mirë dhe të ndritshme.

NISMA Socialdemokrate është subjekt i vetëm i kthimit të shpresës së qytetarëve dhe në të njejtën kohë të rreshtohesh përkrahë njerëzve si Zafir Berisha dhe Fatmir Limaj është nder dhe previlegj shumë i madh. Këta janë heronjë të luftës dhe të paqes shtoi Arbana Hajdaraj.

Halimaj, falenderoi znj.Hajdaraj dhe aderueset e reja, duke i dëshiruar mirëseardhje, i ofroi mbeshtetje të plotë gjatë rrugëtimit të përbashkët politik.

Nisma tashmë është kthyer në subjektin politik më të besuar në vend, programit të së cilës çdo ditë po i bashkohen qytetarë të shumtë!

Asnjë koment

Comments are closed.