Një person është plagosur me armë zjarri dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga gjësende të forta, dhe xhamat e thyer të dritareve të një lokali ku ishin duke qëndruar.
E gjithë ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në fshatin Topliqan të Suharekës.
Policia ka thënë se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën ndërsa personat e tjerë po trajtohen në spital.
Prokurori ka urdhëruar policinë që rasti të hapet si vrasje në tentativë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja të armës të cilat dyshohet të jenë shkrepur nga një kallashnikov.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë.