15-11-2024

Në Novi Pazar propozohen rrugë me emrin ‘’Ibrahim Rugova’’ , ‘’Adem Demaçi’’ e ‘’Shaban Polluzha’’

Ide të ndryshme të emërtimeve të rrugëve për në Novi Pazar, ka pasur sot në një seancë parlamentare.

Referuar propozimeve, kërkohet që rrugët në Novi Pazar të Serbisë të bartin emrat e figurave të shquara boshnjake e serbe, por pati edhe ide që ndër ta të jenë edhe emra shqiptarësh si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe Shaban Polluzha, njofton Klan Kosova.

Siç shkruan rts.rs, nga këto propozime është thënë se me emrin e Ibrahim Rugovës të emërohet rruga aktuale Sutjeska ndërsa me emrin e Adem Demaçit rruga në vendin e quajtur Lug.

 

 

 

 

 

 

 

E me emrin e Shaban Polluzhës është propozuar të emërohet rruga në Hotkov, njofton Klan Kosova.

Veç këtyre emrave të shquar të figurave historike shqiptare, poashtu janë propozuar edhe emra siç është ai i Aqif Haxhiametoviq i njohur si Aqif Efendia, kryetar i Novi Pazarit gjatë luftës së dytë botërore

Në lidhje me këtë iniciativë e cila është marrë nga Këshilli Kombëtar Boshnjak ende nuk është dhënë ndonjë vendim përfundimtar.

Arsyetimi për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve të Sanxhakut del të jetë se emrat aktual të rrugëve nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë identitetin e Novi Pazarit, njofton Klan Kosova.

Asnjë koment

Comments are closed.