Në parti të ndryshme, por kryetarët e dy komunave pijnë kafen bashkë
Ani pse i takojnë dy subjekteve të ndryshme politike, nuk e kanë problem që ditën ta nisin bashkë me kafe.
Këtë të ditur e bëri vetë Muharremaj i cili ka postuar një fotografi në Facebook.
“Kafja e Mëngjesit sot realizohet me Kryetarin e Prizrenit me të cilin synojmë që si dy komuna të bëjmë shumë më tepër për ambientin.
Prioriteti im është të gjej bashkpunim me të gjithë për më të mirën e qytetarëve”, ka shkruar ai./Lajmi.net/