25-11-2024

Në përvjetorin e Lidhjes, Prizreni stoliset kuq e zi

Në 142 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Prizreni sot do të stoliset vetëm me flamuj kombëtarë.

Këtë e kanë njoftuar zyrtarët lokal. Sipas tyre, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe me mbështetur në sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sivjet do të ketë aktivitete të limituara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor .

Për këtë është vendosur që aktivitetet festive të parapara për këto data të mos organizohen.

Në kontekstin e kremtes, sot në 10:00, bëhen homazhe tek shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në orën 18:00, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren do të hapë ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të autorit Parim Kosova./ GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.