25-11-2024

Në pikëkalimin afër Prizrenit, arrestohet për korrupsion nga Interpoli 59-vjeçari nga Turqia

Policia Kufitare në pikëkalimin kufitar në Morinë, ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion.

I arrestuari nga Interpol Tirana, është M.Ç me kombësi turke dhe me banim në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”, njofton AbcNews.al.

Ai do të ekstradohet duke u mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Asnjë koment

Comments are closed.