Në platformën eKosova shtohen edhe katër shërbime, kanë të bëjnë me arsimin
Në platformën eKosova ka lansuar edhe katër shërbime nga Ministri e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në mesin e këtyre shërbimeve është edhe aplikimi për mbështetje financiare për studime master jashtë Kosovës.
Më poshtë i gjeni të plota shërbimet e reja që I janë shtuar kësaj platofme:
1.Mbështetje financiare për studentët në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë publik në Kosovë- https://ekosova.rks-gov.net/435;
- Mbështetje financiare për studentët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian për nivelin Bachelor 2024/2025- https://ekosova.rks-gov.net/434;
- Aplikimi për mbështetje financiare për studime master jashtë Republikës së Kosovë- https://ekosova.rks-gov.net/408;
- Bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master dhe studentët me aftësi të kufizuara në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës- https://ekosova.rks-gov.net/318;