30-03-2025

Dhurata për gratë e Krushës së Vogël në prag të Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkoi përsëri në Krushë të Vogël për të bashkëbiseduar me nënat, motrat e gratë si dhe për të ndarë dhimbjen, forcën dhe dashurinë.

Ajo bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se bashkë me të ishin edhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Philadelphia-SHBA, të cilët sollën dhuratat e mbledhura me përkushtim nga vëllezërit Osmanollaj dhe Emina Cunmulaj, të cilët më 8 Mars, për Ditën e Gruas, organizuan një ngjarje mbështetëse për këtë kauzë fisnike.

Asnjë koment

Comments are closed.