Në Prevallë sërish shfaqen zjarre, intervenon edhe KFOR-i
Përhapja e zjarreve ka rrezikuar shumë prona private e biznesore në atë anë.
Madje në disa raste në rrezik kanë qenë edhe shumë njerëz të cilët po qëndroni aty.
E situatë aspak më e mirë nuk është as sot.
Në Prevallë po qëndrojnë zjarrfikësit, zyrtarët policorë, qytetarë të shumtë e pjesëtarë të KFOR-it të cilët po përcjellin nga afër situatën dhe po mundohen që t’i shuajnë këto zjarre.
Ngjashëm situate me zjarret është edhe në disa prej komunave të tjera të Kosovës.
Vazhdimisht është bërë thirrje për kujdes ndaj zjarreve pasi si shkak i temperaturave të larta rreziku i hapjes së tyre është tejet i lartë. / GS