27-02-2025

Në Prizren 31-vjeçari kërcënon policët pasi e gjobitën

Në Prizren, Policia arrestoi një 31-vjeçar, i cili përfundoi në ndalim policor. Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari është kapur me policët pasi e ndalën për kontroll në Landovicë dhe i njëjti u dënua për kundërvajtje në trafik – dhe si rezultat Policia vendosi t’ia konfiskojë patentë shoferin.

Por, zyrtarët policorë u përballën me ofendime e kanosje nga i dyshuari, i cili për pasojë u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje.

Me vendim të tij, ndaj 31-vjeçarit është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

Asnjë koment

Comments are closed.