24-11-2024

Në Prizren arrestohen dy të rinj, për një veturë me qera tentuan të vrasin dy viktima

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 23:20, ka ndodhur një rast përleshje mes katër personave në Prizren.

Deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje verbale lidhur me qiradhënien e një veture të një kompani për dhënien me qera të automjeteve (Rent-a-car).

Për shkak të mosmarrëveshjes, nga të dyshuarit (klienti A.K. 24 vjeç dhe G.K. 23 vjeç) është sulmuar punëtori i kompanisë dhe një person tjetër, shok i tij.

Dyshohet se i dyshuari G.K. i ka goditur me thikë dy viktimat (E. B. dhe E. K).

Viktimat fillimisht janë dërguar në trajtim në Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe për shkak të lëndimeve të rënda, janë transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, kurse të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Patrullat policore bashkë me hetuesit kanë kërkuar të dyshuarit pasi që janë identifikuar, por gjatë natës nuk kanë mundur të lokalizohen.

Sot të dyshuarit janë dorëzuar në polici ku më pas janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit është njoftuar prokurori kujdestar i departamentit për krime të rënda i cili lëshon aktvendim për ndalim 48 orë për të dy të dyshuarit .

Me urdhër të prokurorit rasti kualifikohet “Vrasje në tentativë”./IO

Asnjë koment

Comments are closed.