Gjashtë persona janë arrestuar në Prizren, si të dyshuar për marrje me prostitucion, raporton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas Policisë, bëhet fjalë një rast që është raportuar në fund të qershorit të këtij viti, e që të dyshuarit e kanë pranuar.
“Janë arrestuar 6 (gjashtë) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën marrje me prostitucion, gjë të cilën e kanë pranuar gjatë intervistimit”, thuhet në raport.
Me urdhër të gjyqtarit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
/ GazetaePrizrenit.net/