Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar pasi dyshohet se kanë marrë para me pretendimin se do t’i ndihmonin një personi të tretë.
“Hetimet për rastin janë ende në vazhdim. Apelojmë tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të tilla”, ka deklaruar Bytyqi./TV Prizreni/