10-01-2025

Në Prizren arrestohet një i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimi

Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore.

Ai ishte i kërkuar për kryerjen e veprës  penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe pas arrestimit, u dërgua në burg për të vuajtur dënimin.

Ky arrestim është realizuar në kuadër të një plani operativ të Policisë së Kosovës, e cila vazhdon të realizojë urdhëresat gjyqësore ndaj personave të kërkuar.KK

Asnjë koment

Comments are closed.